Admirali i marinës së SHBA, Mark E. Ferguson III, komandanti i Forcës së Përbashkët – Komandanda Napoli, u takua sot me komandantin e KFOR-it, gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, në kampin “Film City”, Shtabin e KFOR-it të NATO-s, njoftoi KFOR-i.
Kjo është vizita e parë e admiralit Ferguson në selinë e KFOR-it që nga emërimi i gjeneralit Miglietta si komandant i KFOR-it, më 7 gusht.
Admirali Ferguson është njoftuar në mënyrë të hollësishme nga komandanti i KFOR-it dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit të gjendjes aktuale të sigurisë dhe asaj politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Komandanti Forcës së Përbshët në Napoli ka shprehur vlerësimin e tij për angazhimin e trupave të KFOR-it për stabilitetin e së ardhmes së Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë për të mbështetur zhvillimin e institucioneve të sigurisë të cilat janë në gjendje të funksionojnë pa ndihmën e NATO-s, thuhet në njoftim.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A