Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është e shqetësuar me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës respektivisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve
“Shoqata Sindikale e kësaj gjykate është duke përcjellur dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shprehë shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeveris së Republikës së Kosovës , Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.
Sindikata në vazhdim do i ndërmerr gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për ti rishikuar gradimet dhe koeficientat e përcaktuar sepse jo që nuk kemi arritur paga të dinjitetshme siç pretendon Qeveria e Kosovës, po kemi pësuar ulje pagave në disa pozita.
Naim Rrustemi- Kryetar i Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë me Degët e saja në Podujevë, Drenas, Lipjan dhe Graçanicë./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...