Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, njofton Klan Kosova.
“Ne punojmë dhe jemi shumë të bindur që ky koalicion është fitues, kemi njerëz që kanë dije dhe një bagazh shumë të madh. Ky koalicion do të krijojë një Kosovë të re që e duam secili prej nesh”.
“Ne veç e kemi definuar rugën tonë, dhe kjo është rruga e fitores, një fitore e fuqishme”.
“Ne do ta udhëheqim Kosovën për së paku dy mandate”.
Ndërkaq në lidhje me një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Vetëvendosjen, Abrashi tha:
“Është përmendur me shumë partnerë, por është e rëndësishme të dalim fitues dhe pastaj të shohim, por nuk e hedhim poshtë”.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...