Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, takoi delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me të cilin diskutuan lidhur me skemat e ndryshme të menaxhuara nga Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në takim u diskutua edhe pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës së UÇK-së, fillimin e pagesës së pensioneve kontributdhënëse me rritje sipas kategorizimit, si dhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Pensioneve pas aprovimit të koncept dokumentit nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në takim u trajtua kostoja buxhetore për pagesën e këtyre skemave, mundësitë buxhetore si dhe planifikimi buxhetor për këtë vit posaçërisht, pasi do të implementohen edhe dy skema të reja pensionale, pensioni familjar dhe pensioni invalidor.
Ministri Abrashi dhe z. Miniane u dakorduan që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë në të gjitha fushat të cilat i mbulon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në planifikimin sa më të mirë buxhetor.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...