Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, të cilin e ka njoftuar për punët, sfidat, projektet dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo komunë gjatë qeverisjes së tij.
Pas takimit, Abrashi dhe Haziri kanë shpalosur programin për subvencionimin e pagave, para përfaqësuesve të biznesit, ku pjesë e këtij programi është edhe UNDP dhe Zyra e Punësimit.
Me këtë rast, ministri Abrashi, u shpreh se programi për subvencinimin e pagave nënkupton pagesën e së paku 50 për qind të pagave nga Mmnistria për punëtorët e rinj që bizneset mund t’i marrin në punë.
Ai më tej tha se ky program i subvencionimit të pagave do të jetë nga gjashtë dhe nëntë muaj për persona me aftësi të kufizuara dhe 12 muaj për gra, ku deri në fund të vitit do të përfitojnë së paku 1500 persona.
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...