Marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe për krijimin e Qeverisë së re ende nuk është publikuar.
Por kjo sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Arban Abrashi, do të ndodhë sapo të krijohet Qeveria.
“Një fakt nuk është përmendur se ne ende nuk e kemi publikuar asnjë marrëveshje. Si LDK mendojmë se kur e formojmë Qeverinë ose kur votohet ajo do t’i publikojmë të gjitha marrëveshjet – edhe me Listën Serbe”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova.
“Është me korrekte që të veprohet në këtë mënyrë. Raportet e Albin Kurtit me Serbinë kanë avancuar shumë. Po flasim për 10 milionë, hyrja e mjekëve në veri, bisedat e ministrave të Kosovës me të Serbisë. Marrëveshja do të publikohet, është marrëveshje standarde. Tekstit bazë është i njëjtë me të gjithë partnerët”.
Abrashi në Edicionin Special ka shpalosur shtylla të marrëveshje së LDK-së me Listën Serbe.
“Një ka të bëj me profilin e njerëzve në qeverisje, secili çka merr, objektivat, rimëkëmben ekonomike, ka të bëjë me integrimet evropiane dhe përmirësimet e raporteve me BE-në dhe SHBA-në. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria. Jemi pajtuar që dialogu të nisë sa më shpejt”.
Një vit me arritje të jashtëzakonshme e plot histori – Kombë...
“Mbarë shqiptaria do ta kujtojnë profesorin për kontri...
AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...
Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...