Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot në Ferizaj ka takuar personat që tubon shoqata “Hendikep Kosova”. Ai me këtë rast ka dëgjuar nga afër problemet dhe preokupimet e tyre që kanë të bëjnë me avancimin e statusit të tyre dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.
Fillimisht ministri Abrashi ka folur për punën që është duke e bërë në kuadër të Ministrisë për përmirësimin e kushteve për këtë kategori të shoqërisë, duke vënë theksin në tri prioritetet kryesore – në subvencionimin e pagave të punëtorëve prej 50 për qind, të atyre që punësohen në ndonjë kompani për një periudhë prej 9 muajsh, ndryshimin e kompetencave për shërbimet sociale duke i kthyer këto në agjendë të komunave, me delegimin e një buxheti për to dhe krijimin e një qëndrueshmërie financiare dhe krijimin e ndërmarrjeve sociale, për të cilat tha se do të jenë organizata që do të nxisin punësimin e këtij komuniteti. Veç këtyre prioriteteve, Abrashi ka përmendur edhe unifikimin e ligjeve për personat me aftësi të kufizuara, duke thënë se grupet punuese tashmë janë duke punuar në hartimin e një ligji gjithëpërfshirës.
“Është një ligj ku trajtohen gjithë personat me aftësi të kufizuara, specifikohen kompensimet dhe detyrimet e shtetit ndaj tyre”, tha Abrashi.
Se pushteti i Ferizajt është duke punuar për të krijuar mundësi të qasjes dhe komunikimit me këtë kategori, e ka thënë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke premtuar njëherësh bashkëpunim edhe më të madh me shoqatat e këtij lloji që veprojnë në Ferizaj.
“Pushteti komunal i Ferizajt ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në krijimin e mundësive për qasje më të lehtë në institucione komunale dhe në të njëjtën kohë në lëvizjen tuaj të pavështirësuar në gjitha katet e komunës dhe për këtë qëllim ne kemi filluar me ndërtimin e ashensorit në komunë. Po ashtu, sipas asaj që parashohin ligjet tona, në ndërtimet e reja i kemi shtuar inspektimet tona, në mënyrë që në çdo ndërtim të ri të ketë qasje më të lehtë për persona ma karroca dhe nevoja të veçanta, duke mos përjashtuar edhe pleqtë dhe fëmijët”, tha Svarqa.
Në debatin e zhvilluar më pas, personat me aftësi të kufizuar nga vende të ndryshme të Kosovës kanë adresuar çështjen e mohimit të të drejtave për pension.
Zejnepe Sylejmani ka qenë më e zëshmja për padrejtësinë që i është bërë kur i kanë ndërprerë pensionin invalidor, ndërsa Shyqeri Bakolli ka ngritur problemin e bashkëshortes së tij, së cilës komisioni, siç tha, padrejtësisht ia ka ndërprerë pensionin. Të njëjtat shqetësime i kanë ndarë edhe personat tjerë, Tahir Paloja, Ismajl Bylykbashi etj.
Në debat është adresuar edhe kërkesa për inkorporim në ligj të së drejtës për persona përcjellës.
Edhe kryetari i shoqatës “Hendikep Kosova”, Gëzim Abazi ka folur për shumë aspekte preokupuese të kësaj kategorie, duke vënë në pah problemet me të cilat përballet kjo kategori, shpesh edhe si rezultat i mosrespektimit të ligjeve që kanë të bëjnë me të.
“Të jemi s hembull konkret i respektimit të të drejtave të njeriut, të përmbyllet ai cikël në sferën e punësimit, sepse ka kapacitete të tilla”, tha Abazi.
Xhevat Pllana, nga komisioni mjekësor për skemën pensionale këto kërkesa i ka quajtur individuale dhe të pamundshme
për t’i trajtuar aty për aty, por është zotuar se komisioni do të respektojë ligjin.
“Një çështje mund t’ua garantojë me siguri që të gjithë jemi të prirur që asnjë person me aftësi të kufizuar që e meriton në bazë të rregulloreve dhe ligjit, të mos refuzohet”, ka thënë Pllana.
Gjatë takimit që pati me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministri Abrashi ka bërë të ditur se deri në fund të muajit bizneset ferizajase kanë kohë që të aplikojnë për të përfituar nga programi i subvencionimit të fuqisë punëtore.
Nga ana e Komunës u premtua një angazhim i shtuar për të qenë urë lidhëse në mes institucioneve qendrore në mënyrë që rezultatet të jenë sa më pozitive dhe të ketë sa më shumë të punësuar.
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus