Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se institucionet qeveritare së bashku me organizatat e dala nga lufta janë duke punuar për të gjetur zgjidhje për çështjen e veteranëve.
Abrashi ka thënë se këto dy vitet e fundit është punuar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Express.
“Gjate dy ditëve të fundit, është zhvilluar Punëtoria për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l -26 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po marrin pjesë drejtuesit kryesor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të komisionit qeveritar, të dikastereve të Qeverisë dhe MPMS-së si dhe të shoqërisë civile”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Ministri Abrashi ka thënë se së bashku me organizatat e dala nga lufta dhe të gjithë akterët e përfshirë për çështjen e veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta, do të gjejnë zgjidhjen optimale për këtë çështje.
“Gjatë debateve tejet konstruktive kanë ardhur në shprehje qëndrime plotësisht të njëjta për shumicën e çështjeve të rëndësishme që duhet t’i adresojmë së bashku. Do të vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme edhe më të madhe për veteranët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka shkruar ministri Abrashi.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A