Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nëpërmjet llogarisë se tij në Facebook ka bërë me dije se në ditën e BE-së kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka theksuar punën e ministrisë dhe rolin e saj specifik dhe shumë të ndjeshëm në tërë këtë proces.
“Kemi përmirësuar shërbimet e strehimit, rehabilitimit dhe trajtimit të kësaj kategorie, menaxhimin e strehimores së përkohshme të sigurt, strehimore në të cilën strehohen rastet e trafikimit me nivel të lartë dhe të mesëm të rrezikshmërisë si dhe kemi avancuar përmbushjen e nevojave imediate të fëmijëve dhe të rriturve, të kësaj kategorie në Strehim, Rehabilitim, Punë me familjen; Bashkim familjar dhe Ri-integrim afatgjatë të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Abrashi në Facebook.
Statusi i plotë i Abrashit:
Sot në ditën e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, theksova punën e Ministrisë dhe rolin e saj specifik dhe shumë të ndjeshëm në tërë këtë proces.
Kemi përmirësuar shërbimet e strehimit, rehabilitimit dhe trajtimit të kësaj kategorie, menaxhimin e strehimores së përkohshme të sigurt, strehimore në të cilën strehohen rastet e trafikimit me nivel të lartë dhe të mesëm të rrezikshmërisë si dhe kemi avancuar përmbushjen e nevojave imediate të fëmijëve dhe të rriturve, të kësaj kategorie në Strehim, Rehabilitim, Punë me familjen; Bashkim familjar dhe Ri-integrim afatgjatë të tyre.
Arritje e veçantë është partneriteti që kemi zhvilluar me OJQ-të, që në kuadër të tyre kanë strehimore për strehimin e viktimave të trafikimit dhe të dhunës në familje.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është e përkushtuar dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me të gjithë akterët në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, me theks të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve, viktima të trafikimit.
#hapisytë
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...