Menjëherë pas përfundimit të takimit në mes pozitës dhe opozitës në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka theksuar se liderët opozitarët kanë shtuar fjalë në draft.
“Në vazhdën e diskutimeve të mëhershme, është punuar me një tekst të deklaratës së përbashkët, por partitë opozitare dje kanë shtuar fjalë shtesë dhe neve na është dashur kohë shtesë”, ka thënë Abrashi.
Gjithashtu ministri Abrashi ka treguar se ky nuk do të jetë takimi i fundit mes partive politike për këtë çështje.
“U pajtuam që ne do të vazhdojmë të kemi takime të radhës”.
“Ideja është që të punohet në punën e komisionit, të vërehen nëse ka pasur mangësi, të punohet pasi jemi nën presin të BE-së që sa më parë të ratifikohet pasi ratifikimi është kusht për liberalizimin e vizave”.
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...