Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është i bindur se do të drejtojë Prishtinën në katër vitet e ardhshme.
“Unë jam shumë i bindur në fitore. Unë ju them me bindje të plotë se do të jem kryetar i ardhshëm i Prishtinës. Jam i hapur dhe bashkëpunues për të gjithë ata që kanë ide të mira për Prishtinën i ftoj në bashkëbisedim”, tha Abrashi për Televizionin Rrokum.
“Prishtina nuk ka pasur kryetar në katër vitet e fundit, tani e ka një kandidat të mirë dhe një kryetar të ardhshëm”, theksoi ai.
Kur janë numëruar mbi 91 për qind të votave zyrtare në Komunën e Prishtinës Ahmeti numëron 34.407 vota të fituara apo kthyer në përqindje 43.49 për qind.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arban Abrashi ka fituar 35.87 për qind të votave deri më tani.
https://youtu.be/cA9UunIad-Y
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...