Abrashi ia shpreh habinë ambasadorit Sardi për mangësitë në Raportin e Progresit

16:59 | 18 Nëntor 2016
M. A.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale priti sot në një takim Ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ambasadori Sardi duke u falënderuar për pritjen shprehi interesim për pikëpamjet e ministrit Abrashi rreth zhvillimeve në Kosovë.

i u interesua posaçërisht për raportin e progresit të KE-së, sfidat dhe të arriturat e tij, qasjen e Qeverisë së Kosovës për t’i adresuar ngecjet si dhe për zhvillimet rreth skemave pensionale për veteranët.

Ministri Abrashi shpjegoi masat e ndërmarra nga ai dhe MPMS veçanërisht sa i përket masave aktive të tregut të punës për të stimuluar punësimin në përgjithësi si dhe punësimin e shtresave të margjinalizuara në veçanti.

Ministri Abrashi shprehi habinë e tij me mospërfshirjen dhe reflektimin e këtyre masave në raportin e progresit nga KE-ja çfarë do të jepte një pasqyrë më reale të situatës sa i përket punësimit dhe aktiviteteve qeveritare, përcjell Koha.net.

Ministri Abrashi dhe Ambasadori Sardi u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale përmes projekteve konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale