Pas deklaratës së ish-Drejtorit të Policisë së Kosovës, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashiqt Qalaj se ka urdhëruar ndërhyrjen e njësitit FIT-it në Vetëvendosje dhe se nuk është pishman për këtë, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.
Ai tha se Qalaj është “dëshmia për kapjen e shtetit nga PDK-ja”.
“Ai që dikur ishte drejtor i operacioneve të përgjithshme të Policisë së Kosovës, urdhërdhënësi i ndërhyrjes në një parti politike të njësisë antiterror, FIT, dy javë pas përfundimit të misionit të tij në polici përfundon në listat zgjedhore të PDK-së dhe zgjidhet deputet. Nuk na duhet asnjë raport ndërkombëtar se shteti i Kosovës është i kapur”, tha ai./arbresh.info/
LEXO EDHE
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...