Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, njëherësh edhe zëdhënës i Qeverisë, thotë se janë duke punuar shumë në mënyrë që të përmirësohen të ardhurat për pensionistët. Ai vlerëson se ngritja e kapaciteteve të administratës pensionale, kursimet dhe reformat ligjore, hapin rrugë për ngritje të pensioneve dhe negociim të marrëveshjeve pensionale.
“Kohë më parë, arritëm një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të sigurimit dhe shkëmbimin e informacioneve në mes të dy ministrive, për rastet e lajmërimit dhe konfirmimit të vdekjes së pensionistëve, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të gjitha pengesave dhe problemeve të mundshme për rastet kur keqpërdoren pagesat e pensioneve”, tha Abrashi, raporton lajmi.net.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook ai shtoi se këtë muaj kanë filluar të bëjnë krahasimin e listave te pensioneve me regjistrat e gjendjes civile të MPB-së, përkatësisht, Agjencisë së Regjistrimit Civil.
“Vetëm në punën fillestare kemi identifikuar 710 raste dhe indikacionet tjera japing shenja për një kursim prej së paku 1 milion euro në vit, vetëm me këtë marrëveshje”.
“Ngritja e kapaciteteve të administratës pensionale, kursimet dhe reformat cilat do t’i shpalosim këtë muaj, hapin rrugë për ngritje të ndieshme të pensioneve kontributive, fillimin e implementimit të dy skemave të reja pensionale, skemës së pensionit familjar dhe invalidor dhe forcojnë kredibilitetin tonë në raport me marrëveshjet eventuale ndërkombëtare në fushën e pensioneve”, ka shkruar ai më tej.
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...
Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën e...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë