Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se arsyeja pse nuk është paraqitur në debat publik me kryetarin aktual të Komunës, njëherësh edhe kandidat për edhe një mandat, Shpend Ahmeti, ka qenë rekomandimi i mjekut.
Ai tha partia e kundër-kandidatit të tij, Shpend Ahmeti, ka vepruar me “linçime, dezinformata e lajme të rreme”, duke iu referuar deklaratave të anëtarëve të VV-së se Abrashi po u ik debateve.
Abrashi tha se Ahmeti, qysh në fushatën parazgjedhore të raundit të parë ka anuluar një debat, por tha se unë e as partia ime s’jemi marr me këtë çështje.
“Kur filloi të bëhej gjithçka e egër për këtë çështje, unë i kam ofruar debat 555 – 5 debate, 5 ditë, në 5 televizione. Unë dyshoj se ai do të vijë në 5 debate. Deri më tani e ka konfirmuar vetëm njërin”, tha Abrashi.
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...