Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se deputët e zgjedhur nga partia e tij do të jenë prezent në seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka ftuar të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë, shkruan Arbresh.info.
“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë. LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Abdixhiku ka ftuar kabinetin qeveritar të dorëzojnë dorëheqjet te organet e Kuvendit të Kosovës.
“Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.”, u shpreh ai.
“Betimi i deputetëve ndodhë! Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon! Logjika dhe demokracia triumfojnë! Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!”, shtoi kreu i LDK-së.
“Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!”, tha ai./Arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...