Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka vlerësuar se Qeveria është duke funksionuar pa ndonjë problem, dhe se nuk ka arsye të mendohet se nuk do të mund ta çojë mandatin deri në fund.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se kabineti qeveritar po funksionon si një trup i vetëm, me qasje më serioze në shëndetësi, mirëqenie sociale, sundim të rendit dhe ligjit, në integrime euroatlantike, si dhe në zhvillim ekonomik.
Sipas Tahirit, në aspektin e qeverisjes nuk parashihet të ketë ndonjë deficit që do ta cenonte jetëgjatësinë e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk ka arsye të frikësohet nga mocionet e votëbesimit dhe as nga iniciativat e tjera opozitare.
Tahiri ka theksuar se një opozitë produktive është në të mirë të Qeverisë.
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja