Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur sot se ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të mos e përfshijë në dhjetëshen e parë të listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një adresim publik, Tahiri ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi, duke theksuar se ka ndjerë nevojën për t’i lënë më shumë hapësirë gjeneratave të reja brenda partisë.
Postimi i plotë:
Sot, me mirëkuptim, por edhe me bindjen e thellë se është veprim i duhur, i kam kërkuar Kryetarit të Partisë, Bedri Hamzës, që të mos më përfshijë në dhjetëshen e parë të listës garuese për Kuvendin e Kosovës nga PDK.
Gjatë gjithë këtyre viteve kam mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet e Republikës së Kosovës, 9 vite si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi në Qeveri dhe në Presidencë, gati 3 vite Ministër i Drejtësisë, si dhe 5 vite Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, dy herë i emëruar në këtë detyrë.
Besoj se secili prej nesh duhet të reflektojë. Numrat nuk trashëgohen dhe nuk i kemi me tapi, përkundrazi, ne që kemi përvojë duhet t’i ndihmojmë kolegët tanë të rinj që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, unë do të jem pjesë e listës, por jo pjesë e dhjetëshes së parë, siç isha në zgjedhjet e fundit.
Na priftë e mbara me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamzën!/Arbresh.info
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...
Azemi (LDK): Njehsorët elektrikë masin kohën gabim – qytetar...
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...