Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetin Kujtim Shala kanë qëndruar sot në Drenicë.
Abdixhiku dhe Shala kanë vizituar kullën e heroit Ismet Rrahmani në fshatin Açarevë.
“Këtë mëngjes, së bashku me Kujtimin, qëndruam në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e Heroit Ismet Rrahmani. Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit. Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen!”, ka shkruar Shala në Facebook./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...