Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, është shprehur se është një episod i errët në demokracinë parlamentare.
Abdixhiku tha se partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues që thotë se një i zgjedhur nuk mund të jetë edhe kryeministër apo ministër edhe deputet
Ai tha se partia që ai drejton do ta votojë komisionin sapo të jepet dorëheqja, ndërsa shton se VV-ja po e bllokon këtë proces pasi s’i ka numrat.
“Është një episod i errët sepse partia fituese nuk respekton kushtetutën e cila thotë që një person nuk mund të ushtrojë edhe postin e kryeministrit dhe deputetit. LDK do të votojë raportin menjëherë sapo të japin dorëheqje. Po e votuam raportin, dikush mund të rrezojë qeverinë dhe të kemi zgjedhje të parakohshme. Njerëzit tanë kanë dhënë dorëheqje. Jehona Lushaku ka dhëne dorëheqje dhe ka ardhur për të bërë botimin. Pas sulmit në Banjskë kemi pasur takim me kryeministrin e vendit sepse jetojmë në të njëjtin shtet. Ne kërkojmë që të jetë një akt normal minimalist për Republikën e Kosovës dhe LDK do të votojë menjëherë komisionin. Komisionit i dorëzohet një letër dorëheqjes më pas vijnë edhe votat tona. Jepni dorëheqje mos bëni probleme te tilla politike ejani në seancë dhe zgjidhja bëhet menjëherë. Është rast i pa parë kushtetues por prapë pozicioni është i njëjtë nuk bënë ti kemi edhe deputet edhe në pozita. Ne duhet të jemi të pjekur që të mos shkelim Kushtetuesen”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...