Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se ky muaj është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit tek vlerat më të larta njerëzore.
“Besimtarë myslimanë, Urime për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky muaj i mbushur me paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo shtëpi. Muaji i Ramazanit është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit te vlerat më të larta njerëzore. Është muaji i durimit, i faljes dhe i mëshirës hyjnore; muaji në të cilin njeriu e forcon lidhjen e tij me Krijuesin përmes agjërimit, lutjes dhe bamirësisë”.
“Në këto ditë të bekuara, le të na udhëheq drita e besimit drejt paqes së brendshme, drejt dashurisë për njëri-tjetrin dhe drejt solidaritetit me secilin që ka nevojë. Le të jetë ky muaj një kujtesë e përditshme se forca jonë si shoqëri buron nga mirësia, ndarja dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet! Lumiri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë
Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron e...
Begaj uron besimtarët e krishterë për Pashkët: Shpresë, paqe...
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re