Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas refuzimit të propozimit të tij për formimin e një Qeverie Uniteti, duke theksuar se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale që nuk mund të tejkalohet pa një marrëveshje politike.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka kritikuar reagimin e menjëhershëm dhe, sipas tij, emocional ndaj ftesës së tij për një dalje të përbashkët nga kriza.
“Thirrja jonë e mbrëmshme për një Qeveri të Unitetit – për një dalje të përbashkët nga kriza – u refuzua impulsivisht sot në mëngjes. Jo me debat. Jo me kundërmendim, por me refuzim apriori. Në disa raste, edhe me ofendim – sikur nuk dinë të japin një mendim pa ofenduar”, ka shkruar kreu i LDK-së.
Ai theksoi se situata politike aktuale përfaqëson një “karikaturë politike” dhe nuk mund të vazhdojë si normalitet i ri, duke përmendur mungesën e një shumice parlamentare, të një Kuvendi funksional dhe të një Qeverie që përfaqëson legjitimitetin qytetar.
Abdixhiku sqaroi se propozimi për një Qeveri kalimtare nuk ishte në funksion të partisë së tij apo të ndonjë interesi të ngushtë politik, por si një përpjekje për të tejkaluar bllokadën institucionale:
“Qeverinë e Unitetit, atë kalimtaren, pra të tranzicionit, atë gjithëpërfshirësen, nuk e propozova për LDK-në. As për veten. E propozova sepse shteti është bllokuar”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së njoftoi se partia do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete, përmes një Agjende 15-pikëshe, e cila, sipas tij, do të shërbejë si një udhërrëfyes për daljen nga kriza dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Mund të refuzojnë gjithçka, sërish. Por si LDK, do të përpiqemi të ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje! Sepse më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim”, u shpreh Abdixhiku./Arbresh.info
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...