Pas konferencave për media të njëpasnjëshme të Presidentit, Hashim Thaçi në të cilat po diskuton për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai konsideron se Thaçi nuk përfaqëson pikëpamjet politike të Kosovës dhe qëndrimet e tij i quan aventura të rrezikshme.
Abdixhiku thotë se Thaçi e ka vënë në pazar territorin e Kosovës dhe se veprimet e tij përbëjnë shkelje kushtetuese për çka do të mbahet përgjegjës.
Statusi i plotë i Abdixhikut:
Një President që haptas vë në tezga pazaresh territorin e vet; që konteston sovranitetin e njohur nga shumica e shteteve sot; që zhvlerëson kaq lehtë opinionin e GJND-së – nuk përfaqëson interesat e as pikëpamjet politike të Kosovës shtet të pavarur e sovran.
Qëndrimet e Hashim Thaçit janë aventura të rrezikshme politike që godasin drejtëpërdrejtë themelet e Republikës sonë. Veprimet e tij naive përbëjnë shkelje të rëndë kushtetuese, për çka i njëjti do të mbahet përgjegjës.
Ndërkombëtarët dhe secili tjetër me interes, ta kuptojnë se rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar. Në vitin 2018 përfaqësimi parlamentar e refuzon këtë individ. I njëjti është veçse figurë ceremoniale që mund të shpërndajë dekorata; kaq. Ai nuk ka mbështetje minimale parlamentare pas./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...