Pas takimit me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati.
Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së bën të ditur se Prattipatin e ka njoftuar rreth zgjedhjeve, si dhe ia përcolli zotimin e kësaj partie se pas 9 shkurtit, nëse dalin fitues, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me ShBA-të dhe administratën amerikane, shkruan Arbresh.info.
“Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati. Znj. Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë. Përcolla dhe zotimin tonë se pas 9 shkurtit, Qeveria e Re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me SHBA-të dhe administratën amerikane. Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër. Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me SHBA-të”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Arbresh.info/
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...