Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Abdixhiku e Westerlund folën për situatën politike në vend, ku theks të veçantë patën relacionet e Kosovës me aleatë.
“U ritheksua qëndrimi i LDK-së karshi kësaj situate; ndërsa kryetari Abdixhiku shpalosi idenë dhe iniciativën e tij dhe të LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik (takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese) dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”,thuhet në njoftimin e LDK-së.
Më tej, bëhet e ditur se gjatë takimit u fol edhe për aktivitetet e LDK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...