Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Kryetari Abdixhiku bisedoi me Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.
Zëvendës presidenti Wieland ofroi edhe njëherë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës. /arbresh.info/

Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama