Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot pronarët e 100 bizneseve të mëdha në vend.
Abdixhiku ka thënë se ata janë tatimpaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në shtet, dhe kontribuojnë në 80 për qind të ekonomisë së vendit, përcjell Arbresh.info.
“Takova sonte udhëheqësit, pronarët e themeluesit e 100 bizneseve më të mëdhaja në vend. Janë taksapaguesit e punëdhënësit më të mëdhenj në shtet. Kolektivisht kontribuojnë në 80% të ekonomisë së vendit tonë – dhe kjo flet mjaftë për këta patriotë modern”, tha Abdixhiku.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i pari i LDK-së theksoi se janë takuar sot në kuadër të platformës diskutuese “Rruga e re” me të cilët kanë folur për gjendjen sipas tij të rëndë ekonomike dhe politike në vend.
“U bashkuam sonte, si pjesë e platformës diskutuese ‘Rruga e re’ për të folur hapur mbi gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike në vend; mbi sulmet e paprecedneta e kërcënimet e pakuptimta të politikës ndaj njerëzve që krijojnë vlerë, punësim e zhvillim”, shkroi ai.
“Vullneti ynë është i paepur, ndërsa ‘Rruga e re’ po merr formë çdo ditë. Së shpejti me platformë të detajuar mbi çdo hap që vendi ynë duhet të merr”, tha në fund Abdixhiku./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A