Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

15:41 | 24 Mars 2026
E.K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë takimit, Abdixhiku bëri të ditur se është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë në ruajtjen e stabilitetit institucional dhe situatën rreth çështjes së Presidentit.

“Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së Presidentit. Vlerësova se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte thelbësore për funksionimin demokratik të vendit”, shkroi Abdixhiku./Arbresh.info