Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur shtatorja për ish-presidentin, Ibrahim Rugova, është duke u punuar nga skulptori Gëzim Muriqi në studion e tij për t’u vendosur më pas në Pejë.
Sipas Abdixhikut, kjo shtator do të vendoset në qytetin e Pejës pikërisht më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sonte, në 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Na tregoj për përgjegjësinë që bart e ndjenë në këtë përfundim. Gëzimi, si mjeshtër që është, ishte i holluar në secilin detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Kjo është skulptura e tretë që mjeshtri Muriqi bën për Ibrahim Rugovën. Dy të tjerat janë vendosur tashmë në Malaj të Rugovës dhe në Istog.
Me Gazin ndërsa, po provojmë që kjo shtatore të vendoset në ditë të pavarësisë së Republikës./Arbresh.info
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...