Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se në bazë të informatave nga vëzhguesit dhe komisionarët që kanë në teren, procesi i zgjedhjeve ka nisur mbarë.
Sipas tij, i vetmi problem deri më tani është paraqitur në Deçan ku në 14 qendra të votimit ka pasur ngatërresa të vulave por që ky problem tani është zgjidhur, shkruan arbresh.info.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që dalin të votojnë masivisht.
“Deri më tash, procesi ka nisur mbarë e mirë përveç rastit të Deçanit ku në 14 qendra të votimit ka pasur ngatërresa të vulave dhe tani këto probleme janë zgjidhur. Dëshirojmë që ky proces të ecën sa më mirë. Qytetarët të dalin në numër sa më të madh të mundshëm për të shprehur të drejtën e tyre për të votuar”, tha Abdixhiku.
/arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...