Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Selinë Qendrore priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe krizën institucionale në të cilën ndodhet Kosova.
Abdixhiku e informoi ambasadorin Westerlund për qëndrimet e LDK-së lidhur me këtë situatë dhe propozimin për krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, si një zgjidhje e përkohshme dhe e përgjegjshme për të tejkaluar krizën aktuale politike dhe për t’iu ofruar qytetarëve zgjidhje të menjëhershme të problemeve të përditshme.
Kryetari Abdixhiku theksoi se bllokada e krijuar institucionale është e papranueshme, po dëmton rëndë jetesën e qytetarëve si dhe po pengon funksionimin normal të shtetit. Ai vlerësoi se kjo gjendje e tejzgjatur, në mbledhje të Kuvendit për të 15-tën herë duke pritur rezultatin e njëjtë, e vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve dhe minon besimin në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga LDK.
“Kryetari Abdixhiku ritheksoi se alternativa e propozuar nga LDK është rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale, dhe se Kosova ka nevojë sa më shpejtë për institucione funksionale dhe për një orientim të qartë drejt normalitetit demokratik. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës gjatë proceseve të saj”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...