Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në takimit u diskutua për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për tensionet në veri.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë.
“Kryetari Abdixhiku shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...