Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta.
“Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik “Rruga e Re”. Kryetari Lumir Abdixhiku falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...