Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim delegacionin austriak, grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë i përbërë nga parti të ndryshme në Austri të cilët shoqëroheshin nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend me theks të veçantë çështjen e sigurisë.
Po ashtu në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve.
Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave.
Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën.
Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...