Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë takim Abdixhiku dhe ambasadori De Riu, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje, përcjell Arbresh.info
Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e “Turneu i Ndryshimit”, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron.
Gjatë takimit, Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë.
Kreu i LDK-së falënderoi ambasadorin De Riu për mbështetjen që Italia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës./Arbresh.info
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...