Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të LDK-së, ata kanë biseduar rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
“Kryetari Abdixhiku para ambasadorit Jonathan Hargreaves, ritheksoi se pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj./Arbresh.info
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...