Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozim evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, përveç Asociacionit, aty ka autonomi për serbët e veriut të Kosovës.
“Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë ai në rtv dukagjini.
Abdixhiku tha se nenet e planit evropian, janë bërë kritere për integrim në BE për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se tashmë Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në BE.
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...