Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku konstatoi shkeljen e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.
Abdixhiku e ka quajtur këtë si një fitore të madhe të demokracisë dhe të Republikës.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Një fitore e madhe e demokracisë!
Një fitore e madhe Republikës!
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK.
Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Votimi i fshehtë nuk pranohet.
Jo kushtetues i konstatuar! Urdhëroheni të mundësoni demokracinë në Republikën e lirë të Kosovës.
Ky është verdikti sot.
Ky ishte qëndrimj i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dita e parë e deri më sot.
Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje.
Dritë, megjithatë do të ketë.
Sepse ky vend ka mjaft patriotë që e ruajnë atë; dhe atë në mënyrën e vet. Dhe sado i vështirë e i mundimshëm të duket ky mision, është jetike të mos bëhemi si ta. Ne, duhet të luftojmë për të vërtetën – duke qenë vetja! Sepse popullistët nuk fitojnë kur janë shumë, por kur ne të tjerët bëhemi si ata. Atëherë vdes rezistenca demokratike, përmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e Kosovës kthehet në një projekt të dështuar – që duket se ka qenë gjithmonë misioni i tyre.
Në 27 vjetorin e vrasjes, Kurti vizitë te shtëpia e Latif Be...
Konjufca kujton Epopenë e Dukagjinit: Një nga momentet më do...
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...