Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se deputetët e LDK-së kanë dhënë betimin me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e partisë së tij kanë dhënë betimin “përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit”, shkruan Arbresh.info
Ai ka theksuar se përfaqësuesit e LDK-së e nisin mandatin e ri me vetëdije të lartë për besimin e marrë, duke u zotuar për përkushtim ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.
Sipas Abdixhikut, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë “zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional”, duke shtuar se angazhimi i saj do të jetë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve, si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij.
“Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik. LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij.”, ka shkruar kreu i LDK-së./Arbresh.info
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...