Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku bnë të ditur se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet e fudnit politike në vend, shkruan Arbresh.info.
Më tej, kreu i LDK-së u shpreh se bashkërëndimi i politikave me SHBA-të i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar.
“Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë.”, ka shkruar ai.
“LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik.”, përfundoi kreu opozitar./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...