Dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme nacionale, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë.
Nën duartrokitjet dhe brohoritjet e simpatizantëve të kësaj partie, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se bashkë do ta hapin një kapitull të ri për shtetin. Me këtë rast, Abdixhiku u zotua edhe njëherë për rritje të pagave, pensioneve dhe shtesave për fëmijët.
“Shikoni te LDK, te programi që kemi dhe te gjëja jonë më e fortë, vullneti për t’i shërbyer Republikës së Kosovës. Ministria e Familjes është premtimi ynë i madh për të mbështetur familjet e reja, për t’i ndihmuar nënat dhe prindërit. Kemi paraparë që për çdo të porsalindur, nënat do të marrin nga 200 euro në muaj. Kemi paraparë mbështetje edhe për nënat dhe fëmijët nga 50 euro në muaj për secilin fëmijë nga mosha 1–16 vjeç. Do të ketë çerdhe të reja dhe mësim tërëditor. Asgjë mangut nuk do të ketë nga fëmijët në Evropë. Fëmijët do të jenë në shkolla të sigurta, të ushqyer dhe të përgatitur për të nesërmen”, tha ai.
Abdixhiku shtoi se zgjidhja për Kosovën është LDK-ja, derisa sipas tij, vizioni i tyre është ai i dr. Ibrahim Rugovës.
“Lista jonë është dëshmi e shpresës. Janë njerëz që e njohin Kosovën nga përditshmëria. Njerëz që nuk kërkojnë pushtet për vete, por përgjegjësi për shtetin. Ky ekip nuk vjen të pastrojë të shkuarën, por ta ndërtojë të ardhmen. Nuk vjen të përçajë popullin, por ta bashkojë. Vizioni ynë është perëndimor. Ne besojmë në Kosovën e hapur, me aleatë e jo në përballje me ta, te drejtësia që funksionon, te ekonomia që zhvillohet, te shëndetësia që shëron, te siguria që garanton. Vizioni ynë është i dr. Ibrahim Rugovës”, deklaroi Abdixhiku.
Lidhja Demokratike e Kosovës është zotuar për realizimin e një sërë projektesh infrastrukturore, arsimore, shëndetësore dhe investime në fusha të tjera.
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...