Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor.
Tubimi u organizua nga Dega e Pestë e kësaj partie në kryeqytet.
Në fjalimin e tij, para kandidatëve për deputet, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se LDK-ja nuk është për ndarje dhe përçarje.
“LDK-ja nuk është parti e fjalëve të mëdha, nuk është parti e punëve të vogla e nuk bën popullizëm e demagogji që të bëjë premtime që nuk i mban ato. Mos harroni, LDK-ja është parti e Ibrahim Rugovës, themeluesit dhe ndërtuesit të shtetësisë së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku theksoi se asnjë parti para LDK-së nuk ofron alternativë për prishtinasit.
“Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!”, tha ai.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania