Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka thënë se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur LDK-ja mblidhet në shtëpinë e vet politike në Istog.
Në tubimin e sotëm me qytetarë atje, ai tha se është në Istogun e Ibrahim Rugovës.
“Istogu jonë kjo kala, kjo kështjellë e pamposhtur e LDK-së, qenka ngritur sot në këmbë dhe kjo ringritje qenka e qartë, kjo ri ngritje qenka e zjarrtë, përgjigja është e thjeshtë, për ata që se kuptojnë Istogu nuk është vetëm LDK, Istogu është vet LDK-ja”, tha ai.
Ndër tjera, ai shtoi se istogasit i qëndruan çdo herë “besnik partisë së Rugovës”.
“Të dashur qytetarë të Istogut ju i keni qëndruar besnik përherë, përherë partisë së Ibrahim Rugovës, birit tuaj e shqiptarit më të madh”, tha Abdixhiku.
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...