Abdixhiku në Gjilan: Çdo votë për LDK-në është një hap drejt një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë

21:43 | 6 Shkurt 2025
E.H

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një tubim me qytetarët në Gjilan.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se Gjilani sonte tregoi se është në ballë ndryshimit ndërsa potencoi se çdo votë për LDK-në është një hap drejt një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Gjilani foli për fitoren tonë të madhe që është vetëm 3 ditë larg! Vetëm 3 ditë nga dita kur bashkë do t’i japim fund stagnimit, do ta fillojmë epokën e zhvillimit dhe do ta çojmë Kosovën përpara! Gjilani sonte tregoi se është në ballë të këtij ndryshimi – dhe ky nuk është përfundimi, por kulminacioni i një momentumi popullor që po rritet çdo ditë! Dhe të tilla do të jenë tubimet tona deri në ditën e fundit – të mëdha, të fuqishme, plot me qytetarë të vendosur për fitoren që po na pret!

Sepse kështu si jemi bashkuar gjithandej Kosovës deri sot, këtë fitore mund, dhe do ta bëjmë – të dielën, më 9 shkurt!
Çdo votë për LDK-në është një hap drejt një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë! Prandaj, tani është koha t’i ftoni miqtë e familjarët, sidomos ata që nuk janë përcaktuar, dhe t’i bindni ata të dalin, të votojnë, dhe ta mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje si alternativën e vetme për të ardhmen e ndritshme të vendit.

Sepse LDK është kjo e ardhme, dhe 124 është numri ynë! Falemnderit Lutë për këtë spektakël elektoral, dhe suksese kandidatëve tonë nga Gjilani: Lutfi Haziri, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Avdyl Aliu, Bardhyl Syla dhe Besim Guda./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale