Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me krijimin e një shumice të re për formimin e Qeverisë.
Abdixhiku tha se vendi po përjeton krizë politike, pasi sipas tij, deputetët po mblidhen me vetëdije të plotë se nuk do të ketë ndryshim, ndërsa në prapaskenë nuk po zhvillohet asnjë përpjekje reale për ndërtimin e një shumice parlamentare.
Ai kritikoi idenë që krijimi i Qeverisë të bazohet thjesht në numra të siguruar pas procesit, duke theksuar se një qasje e tillë nuk është serioze.
“Nuk parapëlqej logjikën ‘më sillni 19 numra, pastaj unë bëj çfarë dua’. Politika nuk është një vagon që shtyhet,” tha Abdixhiku në emisionin Debat Plus në Dukagjini.
Duke komentuar më tej rolin e aktorëve në prapaskenë, Abdixhiku u shpreh se vetëm Emilia Rexhepi, si kryetare e Partisë së Re Demokratike, mund të flasë në emër të saj – jo Memli Krasniqi.
“Le të themi shumë qartë – për Partinë e Re Demokratike flet Emilija Rexhepi, jo Memli Krasniqi. LDK-ja e merr si deklaratë zyrtare atë që vjen nga kryetarja e partisë. Memli mund të flasë për 24 deputetët e PDK-së,” tha ai.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...