Lidhja Demokratike e Kosovës po mban Këshillin e Përgjithshëm ku do të zbulohet lista prej 110 kandidatëve për deputetë.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova është bërë vend i zymtë, prandaj sipas tij, ndarja kombëtare ka arritur nivele të paimagjinueshme, ku siç tha, një shoqëri kaq e copëtuar, duhet fillimisht ta shërojë veten.
“Në vendin tonë s’ka vend për njerëz që përcjellin gazetarë. S’ka vend për sulme ndaj medieve, kur një pushtet kërkon që lajmet të merren veç nga ata duhet të kuptojmë që ka problem të funksionimit shtetëror”.
“S’ka vend ndaj sulmeve kundër drejtësisë. Pushteti është subjekt i drejtësisë, një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të mendojë për intencat në shtet. Betohemi në Kushtetutë e jetojmë mbi këtë Kushtetutë. Është e shenjtë, nuk shkelet e nuk përdhoset. Hajnia duhet të jetë moralisht e gabuar”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, LDK-ja i ka prezantuar disa kandidatë për deputetë, por që lista e plotë do të bëhet zyrtare sot.
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë