Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, të enjten ka zgjedhur qytetarët e Rahovecit që t’u paraqes planin dhe vizion qeverisës në rast se zgjidhet në krye të ekzekutivit.
Duke e quajtur tubimin e sotëm si tërmet politik, Abdixhiku tha ndryshimi i madh i Kosovës është i padiskutueshëm.
“5 miliardë investime, që në javën e parë të gjithë punëtorëve të shtetit do t’ua rrisim pagat në koeficient 150”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu në këtë tubim tha se vendi ynë duhet te rikthehet në binaret e tij, për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës.
Ai ka thënë se është paraparë rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë si dhe përfundimi i stadiumit.
Sipas tij, LDK e ka misionin e vet të nisur 35 vite më parë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova me përkrahje dhe integrim euroatlantik të vendit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...