Anetari me i ri i LDK-se, Lumnir Abdixhiku ka thënë se nga koalicioni AKR-LDK-Alternativa pret të ofrohet një gam të gjerë të njerëzve që elektorati i LDK-së ka zgjedhje.
“Ky front i ndërtuar dhe i nisur tani besoj që mund të mos ndërpritet. Të shohim të bëjmë grupime edhe pas zgjedhjeve që të bëjmë më të mirën për Kosovën”, ka thënë ai në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini.
Sipas tij koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të triumfoj në zgjedhje.
“Besoj që LDK dhe partnerët tjerë do të dal fituese në këto zgjedhje sepse ka një program të mirë. Po ashtu do të shohim bashkëpunimet pas zgjedhjeve edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për ta kapur shtetin nga këta që e kanë kapur”, është shprehur ai duke treguar që do të jetë pjesë e listës zgjedhore.
“Çshtë e sigurt që do të jem pjesë e listës zgjedhore dhe besoj qe qytetarët do të dëshirojnë t’ia kthejnë të mirën vendit”, tha ai./Arbresh.info
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin