Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka falënderuar mërgatën për votat.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se nuk e arritën rezultatin e dëshiruar, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku e merr përsipër këtë përgjegjësi.
Megjithatë ai e vlerëson rritjen për 7 deputetë më shumë.
“Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë!Prandaj kokën lartë.”, ka shkruar ai.
“Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë! Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara.”, u shpreh ai.
“LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë!”, theksoi ai.
Ai shprehu falënderime për besimin e qytetarëve.
Kreu i LDK-së premtoi se pas certifikimit të rezultateve do të nis turneun e falënderimit.
“Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi TURNEUN E FALËNDERIMIT. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje. Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë!”, tha ai./Arbresh.info/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...