Pal Lekaj është i pakënaqur me vendimet që po i merr ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. Thotë se po vendos në interes të partisë e klaneve. Abdixhiku që ka anuluar vendime të Lekajt, e ka shkruar sekretarin e përgjithshëm ka thënë se është shumë i zënë duke punuar, për t’u marrë me deklaratat e Lekajt tash.
Abdixhiku ka nisur punën në zyrën e tij me anulime të vendimeve, që ish-ministri Pal Lekaj i kishte marrë.
Vendimet e ministrit që vjen nga LDK’ja për anulimin e tenderit 110 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës së Gjilanit e largimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Betim Reçicës, Lekaj i quan vendime të interesave partiakë e klanorë. Ai paralajmëron Abdixhikun se Reçica do të ndjekë procedurat ligjore.
Ministri Abdixhiku thotë se është duke u marrë me projektet që, sipas tij, janë neglizhuar në të kaluarën, së këndejmi nuk ka kohë të merret me deklarat e Lekajt e Reçicës.
“Jam shumë i zënë me punë e projektet e neglizhuara tash e sa vite; nuk kam kohë për inate politike”, ka thënë Abdixhiku.
Ministri i Infrastrukturës gjatë mbledhjes së fundit të Qeveisë propozoi që Sekretari i Përhershëm të bartet në listën tepricë, duke e zëvendësuar atë me Izedin Bytyqin.
Lekaj thotë se largimi i Reçicës nga Abdixhiku ka qenë e kundërligjshme.
“Vendimet e Qeverisë si tepricë janë disa ligje që e mbrojnë shërbyesin civil. Në këtë rast sekretarin e shtetit. Është kushtetuese që nuk ke të drejtë për teke individuale të largosh dikë. Prandaj unë mendoj që vet sekretari do të apelojë këtë vendim”, thotë ai.
Përplasjet e Abdixhikut me sekretarin e Ministrisë kishin nisur që nga ditët e para që zyrtari i LDK’së mori detyrën e re.
Reçica refuzoi të anulonte tenderin për Autostradën “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, me vlerë 110 milionë euro. /Express/
LEXO EDHE!
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...